Grushta dhe shishe kanë fluturuar drejt gjyqtarit kryesor në takimin gjysmëfinal të Kupës CAF në Marok. Berkane triumfoi 3-2 përballë Sfaksien dhe menjëherë pas vërshëllimës finale, ekipi i gjyqtarëve u sulmua nga tifozë dhe lojtarë.
Një video e këtij sherri masiv është publikuar menjëherë në internet, ku shihet qartë se është treguar dhunë kundrejt gjyqtarëve të sfidës. Kryesori i takimit, Ndiae, ka shpjeguar:
“Nuk jam unë ai që është rrahur. Duhet të dini të gjithë se te ajo video që ka qarkulluar në internet, nuk jam unë. Askush nuk më ka sulmuar mua, por asistentin tim e kanë goditur”, tha Ndiae për “Les Echos”.