Sivasspori akuzon Rey Manajn: I kërkuam vetëm 2 ditë kohë, por u largua me avion privat! Zbardhen prapaskenat e ndarjes

Zbardhen detaje të reja nga largimi i Rey Manajt nga Sivasspori. Klubi turk duket se nuk e ka pritur mirë mënyrën se si u mbyll aventura e sulmuesit shqiptar, ndërsa këtë herë ka reaguar zyrtarisht përmes zëdhënësit të shtypit, Yüksel Ayd?n. Ky i fundit ka treguar se drejtuesit e Sivassporit i kishin kërkuar Manajt vetëm dy ditë kohë, me shpresën se mund të gjendej një zgjidhje për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas tij, futbollisti fillimisht kishte pranuar, por ngjarjet morën një drejtim tjetër.

“Ne i kërkuam Manajt dy ditë kohë. Fillimisht ai pranoi, por natën pasardhëse u largua nga qyteti me një avion privat”, deklaroi Yüksel Ayd?n. Përfaqësuesi i klubit turk ka kujtuar gjithashtu përfitimet financiare që sulmuesi shqiptar kishte siguruar gjatë qëndrimit në Sivasspor.

“Manaj fitoi rreth 4-5 milionë euro në tre vite te Sivasspori. Ne do të dëshironim që ai të qëndronte, por a ishte vërtet kaq e vështirë të priste vetëm dy ditë?”, përfundoi ai. Kështu, ndarja mes Rey Manajt dhe Sivassporit shoqërohet me deklarata që tregojnë se palët nuk kanë pasur të njëjtin këndvështrim për mënyrën se si duhej të mbyllej bashkëpunimi. Sulmuesi shqiptar tashmë është në qendër të një polemike të re me ish-klubin e tij. /Sport  Ekspres/

301 Moved Permanently

301 Moved Permanently


cloudflare