Situata po del nga duart në radhët e PSG-së, presidenti Al Khelaifi ndjek lojtarët në stërvitje dhe u mban fjalim në dhomën e zhveshjes

PSG po kalon një sezon me ulje-ngritje dhe situata duket se po del nga duart e klubit francez. Parisenët u eliminuan në fazë të hershme nga Champions League, që ishte edhe objektivi kryesor i këtij sezoni. Por gjërat nuk po shkojnë si duhet as në kampionat, ku rivali me i afërt është vetëm 3 pikë larg. E si për të mos mjaftuar me kaq, problemet janë prezente edhe në marrëdhëniet me lojtarët, teksa së fundmi Kilian Mbape ka akuzuar klubin për përdorimin e imazhit të tij.

Për të qetësuar situatën ka menduar vetë Al Khelaifi. Presidenti i PSG-së ishte prezent në stërvitjen e djeshme të ekipit. Biznesmeni nga Katari ndoqi së bashku me drejtorin sportiv stërvitjen e lojtarëve, ndërsa pas përfundimit të saj, ka shkuar në dhomën e zhveshjes për të mbajtur një fjalim përpara tyre. Konfirmimi ka ardhur edhe nga trajneri Galtier, që ka vendosur të mos japë detaje për tematikën e diskutimit brenda dhomës së zhveshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online