“Situata nuk është tragjike”, Matko Djarmati për Vllazninë: Titulli vendoset nga 4 ekipet e fundit të tabelës

Vllaznia mori një goditje në kampionat pas humbjes me Lacin në shifrat 1-2, për t’i dërguar shkodranët në “krizën e vogël”. Asnjëherë më parë gjatë këtij sezoni nuk kishte ndodhur që ekipi i Brdaric të mos fitonte prej 3 ndeshjeve radhazi. Por drejtori Matko Djarmati siguron se gjendja te Vllaznia nuk po përjetohet si një tragjedi. I ftuar në “Sport Time” që transmetohet në “Supersport”, Djarmati shprehet se titulli do të vendoset me ekipet e dobëta.

“Ne komunikojmë çdo ditë në çdo aspekt. Dje kishim një video analizë më të gjatë. Kemi bërë edhe sot një takim. Po provojmë të ndryshojmë klimën negative. Komunikojmë, flasim, situata nuk është tragjike. Deri tani jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Në fillim të kampionatit nuk besoi asnjë, çdo ekip do të ketë shumë probleme kundër nesh. Kampionati vendoset me 4 ekipet e fundit të tabelës. Kush gabon më pak me 4 ekipet e fundit, ai e fiton kampionatin”, u shpreh Djarmati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online