“Ibrahimovic” shqiptar, njihuni me lojtarin premtues kuqezi që na vjen nga Suedia

Nga Endri Çinari

Futbollistët shqiptarë fare lehtë mund ti gjejmë në vendet e ndryshme të botës. Emigrimi i shumtë ka bërë që të kemi sportistë në mbarë Europën. Një nga elementët e fundit cilësorë me origjinë nga Kosova, por që jeton dhe ka lindur në Suedi është Rion Selimi.

I ditëlindjes 24.07.2004, pra ende pa i mbushur 17-vjeç, Selimi ka një fizik të admirueshëm. Me plot 1.90 cm, por një teknikë dhe potencë shumë të madhe ka rënë në sy për mirë në futbollin suedez. Djaloshi aktivizohet me ekipin e Mjällby AIF, një prej më të mirëve në futbollin suedez. Pozicioni i tij natyral në fushë është ai i sulmuesit kryesor dhe marrëdhënia e shpeshtë me golin ka bërë që të profilizohet si një numër 9 tipik.

Idhulli i Rionit si i shumë bashkëmoshatarëve të tij suedezë është Zlatan Ibrahimovic. Edhe gjigandi i Milanit një emigrant që u bë më i madhi në Suedi. Gjurmët e tij kërkon që ti ndjekë edhe Selimi. 16-vjeçari ka mundësi që në të ardhmen të përfaqësojë si Shqipërinë, Kosovën apo edhe Suedinë.

Sulmuesi ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares së Kosovës dhe së fundmi edhe e 17-vjeçarëve të Shqipërisë, në një turne të zhvilluar në Turqi në janarin e vitit 2020. Shpresat për shtatlartin në futboll duken të mëdha, karakteristikat si një sulmues tipik, por i futbollit modern e bëjnë që të dali në pah talenti i Selimit. Dëshira dhe pasioni për futbollin janë të pakrahasueshme për të dhe me shpresën që një ditë edhe Shqipëria të ketë Ibrahimovicin e vet, urojmë që Selimi të ketë një karrierë sa më të mirë në të ardhmen.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online