Situata nuk është aq keq sa duket/ Partizani e ka pikën e kthesës, e njëjta distancë si vjet që luftoi për titullin kampion

Vetëm një fitore në fazën e parë për Partizanin mes emrave të mëdhenj në letër që erdhën gjatë merkatos së verës, nuk mund të kalonte kurrsesi pa kritika. Shumë diskutime edhe mbi të ardhmen e trajnerit Ilir Daja, por pas fitores së arritur ndaj Dinamos, Partizani e ka sërish situatën në duar.

Në një farë mënyre pasi kalendari është malore teksa në ndeshjen e radhës do të luajë kundër Kukësit që është më i etur për pikë se kurrë dhe më pas e pret derbi me Tiranën. Por nëse shohim pikët e grumbulluara, është po sërish e njëjta gjendje.

Në sezonin e shkuar ku Partizani ishte fare pranë titullit kampion, kishte grumbulluar në po kaq javë, 20 pikë. Ndërkohë Vllaznia gjendej në kryesim me 29 pikë, për të pasur 9 pikë diferencë. Ndërkohë në situatën aktuale, Partizani ka grumbulluar 18 pikë dhe vendi i parë gjendet Tirana me 27 pikë, për ta dërguar sërish diferencën nga vendi i parë me 9 pikë. Duke pasur një ndeshje direkte kundër Tiranës, Partizani ka të gjitha mundësitë për t’u rikthyer në vallen e titullit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online