E bujshme/ Ekipi i Serisë A do të përjashtohet nga kampionati, e pëson keq Veseli se nuk e do askush…”autoshkollën” e Lotitos dhe Strakoshës

Një tjetër skandal vjen nga Seria A që shpeshherë kthehet në qendër të vëmendjes me zhvillime jo normale. Këtë herë rrezikohet seriozisht dhe deri tani mund të quhet e përjashtuar nga kampionati Salernitana. Ekipi ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Veseli, ndodhet në vendin e fundit të renditjes, megjithëse ka ende shumë shanse për të mbijetuar duke parë renditjen e pikëve.

Por sipas të gjitha gjasave, është mësuar ekipi i parë që shkon në Serinë B. Kjo skuadër drejtohet nga Klaudio Lotito, njeriu i parë i Lacios. Në Itali nuk lejohet që i njëjti president të ketë dy ekipe në të njëjtin kampionat. Në fillim është bërë një lëshim dhe pas 20 vitesh pritje për t’u ngjitur në Serinë A, Salernitanës iu dha kohë deri në 31 dhjetor për të gjetur pronarët e rinj.

Ndërkohë negociatat me personat që priteshin të ishin në krye të skuadrës, kanë dështuar së fundmi. Më e keqja është se tanimë nuk ka asnjë person të interesuar për të blerë skuadrën dhe mbeten vetëm pak ditë nga dënimi që do të ishte përjashtimi drejt Serisë B. Në vitet e fundit kjo skuadër është përdorur si “autoshkollë” për Lotiton dhe Taren, që fillimisht i dërgonin lojtarët e rinj për të marrë eksperiencë te Salernitana para se të luanin te Lacio, siç ndodhi edhe me Thomas Strakoshën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online