A do të luajë sot Armando Broja? Na e ka kthyer Southampton si të ishte Kombëtarja, ja gjendja e sulmuesit pak orë para ndeshjes

Armando Broja na e ka kthyer Southampton si të ishte Kombëtarja Shqiptare. Jo të pakët janë tifozët shqiptarë që e ndjekin me të njëjtin interes ekipin anglez duke qëndruar para televizorit, vetëm që të shohin yllin tonë të ri.

Në këtë huazim te Southampton ka arritur që të shkëlqejë, por fatkeqësisht Broja po has edhe disa lëndime. Gjithashtu edhe në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit do të dilte nga fusha e blertë pasi po ndiente shqetësime.

Trajneri Hasenhutl do të shprehej fillimisht se nuk dukej një dëmtim serioz, por sërish ishte i pasigurt për prezencën e tij ndaj Crystal Palace. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e ndeshjes që do të luhet në mbrëmjen e sotme, Armando Broja dhe Armstrong, dy sulmuesit e parë të Southampton janë të përfshirë në listë.

Megjithatë në bazë të raportimit të mediave britanike nuk mund të thuhet ende se do të jenë gati për Crystal Palace. Gjatë këtyre orëve do të bëhet edhe një test i fundit fizik për të parë më saktësisht gjendjen e lojtarëve, që të jepet konfirmimi zyrtar për prezencën apo mungesën e tyre. Nga ana tjetër trajneri Hasenhutl nuk dëshiron të zbulojë më tepër dhe i pëlqen që ta përdor këtë enigmë, në mënyrë që Crystal Palace ta ketë të pamundur përgatitjen dhe duke mos ditur dy sulmuesit që do ta nisin nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online