Situata identike si e Esat Malës para dy vitesh, Chelsea vepron njësoj si Partizani për mbrojtësin Christensen

Situata e fundit mes klubit të Chelsea-t dhe Christensen na sjell menjëherë në vëmendje rastin e Esat Malës, rreth dy vite më parë te Partizani, thuajse në të njëjtën kohë. Asokohe futbollisti po shkëlqente me kryeqytetasit, por i mbaronte kontrata në fundin e sezonit. Për ta pasur më të thjeshtë nënshkrimin me një ekip të ri, nuk dëshironte që të nënshkruante një kontratë të re te Partizani.

Nga ana tjetër klubi nuk mund të pranonte që të dilte duarbosh në këtë rast dhe për këtë arsye do të ndëshkohej duke u ulur në stol, madje duke provuar edhe ekipet e moshave. Thuajse në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe Chelsea ndaj Christensen. Gjithçka është pohuar nga vetë trajneri i londinezëve, Tuchel, në konferencën e sotme për shtyp. Ai e cilësoi danezin si të rëndësishëm për Chelsea, por ia bëri të qartë se në fillim duhet të zgjidh çështjen e kontratës.

Danezi ka hedhur firmën te ekipi anglez deri në qershor të 2022, pra gjithçka mbaron në fundin e sezonit. Lojtari nuk dëshiron që të firmos një kontratë të re dhe për këtë arsye skuadra po e dënon duke e ulur në stol për t’i hapur vendin një prodhimi të akademisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *