Roma humbi shancin e fundit të kualifimit në Uefa Champions League, pas eleminimit nga Europa League ndaj Manchester United në gjysmfinale. Trajneri Paulo Fonseca e humbi mundësinë të largohej me një trofe nga Roma, pasi vitin e ardhshëm nuk do të jetë më në krye të pankinës verdhekuq. Vendin e tij do e zërë Jose Mourinho, një trajner me mjaft eksperiencë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Fonseca deklaroi se nuk e ka ndjerë aspak presionin e largimit nga Roma dhe se Mourinho është treguar mjaft profesionist, duke e motivuar që të japë maksimumin deri në fund të sezonit.
“Mourinho është një trajner që unë e njoh mirë, ne jemi te dy portugez, dhe ai ka qenë shumë i drejtë me mua. Kurrë nuk kam menduar të jap dorëheqjen, nuk jam person që heq dorë. Kam patur periudha të vështira te Roma, por gjithmonë kam qenë i përqendruar në punën time dhe përmirësimin e ekipit.”- u shpreh Fonseca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/