Në klasifikimin e goditjeve që skuadrat kanë bërë dhe atyre që kanë pësuar, në përgjithësi, Partizani ka goditur më shumë dhe Skënderbeu më pak; ndërsa Tirana është skuadra që ka pësuar më pak goditje dhe Apolonia ajo që ka pësuar më shumë. Në grafikun e parë, skuadrat  e pozicionuara lart në të majtë, janë ato që godasin më pak dhe pësojnë më shumë goditje, ndërsa poshtë në të djathtë të grafikut pozicionohen ato që godasin më shumë dhe pësojnë më pak goditje.

Nësë do të analizojmë cilësinë e goditjeve, pra raportin midis numrit total të goditjeve dhe goditjeve në kuadrat, situata është si më poshtë:

Kuptohet qartë që ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis numrit total të goditjeve dhe goditjeve në portë: sa më shumë të goditet porta aq më shumë rritet probabiliteti për të arritur në portë. Në këtë grafik, pozicioni i Teutës është shumë interesant. Është skuadra që në 10 javët e fundit ka goditur në portë më pak se skuadrat e tjera, ndërsa Partizani është ajo që ka goditur më shumë. E rëndësishme edhe statistika e Kastriotit, e cila klasifikohet ndër skuadrat që godet më shumë nga të tjerat në drejtim të portës, pavarësisht numrit të ulët të goditjeve totale. Kjo tregon që skuadra e Krujës është gjendur përballë portierëve të zotë të cilët i kanë mohuar gola.

Ndërsa grafiku i fundit, që lidhet me atë paraardhës , na tregon pikat e forta dhe të dobëta të skuadrave që pretendojnë për titull. Teuta, Vllaznia dhe Tirana janë skuadrat me mbrojtjen më të mirë: pësojnë më pak goditje dhe mbi të gjitha goditje në portë. Një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në garën e titullit. Mund të themi që Partizani i kushton rëndësi sulmit, La?i ekuilibrit midis dy fazave dhe Teuta, Vllaznia e Tirana i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes. Kjo është dëshmia e qartë që nuk ekziston një element specifik për të fituar kampionatin dhe rënë nga kategoria, të gjithë janë në garë deri në javën e fundit. Statistikat janë kokëforta.