Një situatë e veçantë ka ardhur nga Premier League. Futbollistët e Evertonit u mposhtën dje kundër Ëest Hamit (2:1) në ndeshjen e javës së 31-të. Everton u mund dhe golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Mason Holgate i cili e nisi ndeshjen pasi Donny van de Beek u dëmtua në nxehmje.
Holgate ishte në qendër të vëmendjes që në fillim të lojës kur u shtri në fushë dhe u ankua për dëmtim, duke u shtirur teksa kërkoi nga arbitri që t’i dërgonte ekipin mjekësor të Evertonit. Pasi arritën te Holgate, lojtari u kërkoi atyre të bënin vrima në çorapet e tij, sepse ato ishin shumë të vogla për të dhe ishin shumë të ngushta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/