Situata te Shalke 04 ka degraduar dhe ekipi mund të thuhet se arriti fundin. Pas humbjes së fundit në kampionat, kjo skuadër ra zyrtarisht nga Bundesliga pas 30 vitesh. E për këtë arsye tifozët kishin menduar surprizën e hidhur për futbollistët duke i bërë pritjen pas transfertës kundër Arminia Biefeled.
Një grup mbështetësisht të Shalke 04 do të ndiqnin me vrap lojtarët e tyre për t’i rrahur pasi turpëruan fanellën e ekipit të zemrës. E për këtë arsye, disa nga futbollistët e ekipit gjerman kanë menduar tërheqjen përpara kohe.
Aminie Harit, Mark Uth dhe Suat Serdar kanë vendosur që të mos dalin më me fanellën e Shalke 04 për këtë sezon pas ngjarjes së ndodhur. Nga ana tjetër klubi i Bundesligës është treguar i mirëkuptueshëm me të gjithë lojtarët që do të vendosin që të mos luajnë më në këtë sezon, duke u detyruar që të hedh sytë drejt akademisë. /Sport Ekspres/