Situata e grupit/ Shqipëria U-21 kërkon vendin e parë në tokën ku u befasuan anglezët, e vetmja rrugë për të kthyer Kumbullën dhe Brojën

Marash Kumbulla dhe Armando Broja mund të veshin sërish fanellën e Shqipërisë U-21, por për të marrë këto dy dhurata të mëdha, ka një kusht: “Dy fitore”. Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi do të përballen në transfertën e sotme kundër Sllovenisë, që nis në orën 18:00. Një ndeshje e vështirë kjo pavarësisht se herën e fundit i kemi mundur me shifrat 2-0.

Në shtëpinë e tyre, sllovenët ishin kafshatë e rëndë për t’u kapërdirë edhe nga Anglia, që do të ndalej në barazimin 2-2. Por në rast suksesi të Shqipërisë, do të merrnim vendin e parë në grup së bashku me Cekinë, duke ndarë 12 pikët. Sigurisht nuk është ky qëllimi i kuqezinjëve, që do të kishin 1 ndeshje më tepër të zhvilluar se Anglia.

Por ajo që duhet të lihet mbrapa është Cekia dhe për këtë arsye, ndeshja tjetër e këtij muaji ndaj Kosovës, është një tjetër detyrim për t’u mbyllur. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, finalet e vërteta janë ato të muajit mars.

Shqipëria do të pres në shtëpi Cekinë dhe Anglinë. Për të fituar dy këto takime, Federata do të jetë e gatshme që t’i jap Bushit në dispozicion lojtarë si Marash Kumbulla dhe Armando Broja, në mënyrë që të arrijmë kualifikimin historik me Shqipërinë U-21, duke parë se Kombëtarja A do të ketë vetëm ndeshje miqësore në atë periudhë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online