E bujshme/ La fushën e blertë pas problemeve me frymëmarrjen, Aguero do të braktis përfundimisht futbollin

0

Transferimi i Agueros te Barcelona rezultoi si një dështim i vërtetë. Asgjë nuk shkoi sipas planeve të sulmuesit, teksa fill pas afrimit te katalanasit dhe përmbushjes së ëndrrës në dukje për të luajtur me Lionel Mesin, “pleshti” do të largohej drejt PSG.

Dëmtimet e shumta nuk e lanë Agueron që të luante normalisht me Barcelonën, por në takimin e fundit kundër Alaves, do të dilte nga fusha e blertë pas problemeve me frymëmarrjen. Situata është shumë serioze dhe pas një sërë analizash, futbollisti ka një aritmi kardiake dhe mjekët kanë diskutuar skenarin më të keq, për të mbyllur karrierën.

Sipas asaj që raporton “Catalunya Radio”, ky skenar pritet që të vendoset në zbatim. Barcelona ka shpërndarë mesazhin se Aguero do të jetë jashtë për tre muaj, por gjatë kësaj kohe do të merret edhe vendimi përfundimtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.