Siti shet Celinën, talenti i Kosovës qëndron në Angli

Bersant Celina do ta festojë ditëlindjen e 22-të në muajin shtator duke mos qenë më në pronësi të Mançester Sitit, klub me të cilin është i regjistruar prej vitit 2012.

Sulmuesi i talentuar ka arritur marrëveshjen dhe do të kalojë te Suonsi, që gjithashtu ka mbyllur marrëveshjen me Sitin, për një shifër prej 3 milionë sterlinash, që mund të shkojë në 4, në varësi të aktivizimit dhe arritjeve të Suonsit, raporton Sky Sports.

Suonsi këtë sezon do të luajë në Championship, ku do të tentojë të kthehet menjëherë në Premier Ligë.

Në të shkuarën Celina ka luajtur edhe 4 ndeshje për Sitin, por më në fund gjeti vazhdimësi sezonin e shkuar, kur u huazua tek Ispuiçi, me 35 ndeshje dhe 7 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *