Siti mendon për Kovaçiç, problem mbete çmimi

0

Mançester Siti afroi në skuadër pak ditë më parë Rijad Mahrez, por nuk dëshiron që të ndalet këtu. Edhe pse Guardiola duke i kënaqur nga skuadra që ka në dispozicion dhe nesër do të niset drejt Amerikë për turin e parë veror, po tentohet dhe një afrim në mesfushë.

Dëshira e parë ishte lojtari i Napolit, Zhorgjinjo, por ky i fundi zgjodhi Çelsin. Tani sytë e “qytetarëve” janë nga Spanja, ku lojtari që pëlqehet nga tekniku i Sitit është Mateo Kovaçiç.

Lojtari në fjalë bëri mirë dhe me përfaqësuesen kroate, ndërsa në Madrid ka gjetur shumë pak hapësira. Gjithsesi “galaktikët” nuk duan që ta lënë të lirë lojtarin në fjalë dhe për të kanë vendosur një shifër mjaft të majme. Plot 80 milion paund kërkojnë spanjollët për Kovaçiç. Një shifër shumë e lartë dhe mjaft te vështirë që dhe sheikët e Sitit ta depozitojnë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.