Siti kundërpërgjigjet me akuza të shumta: Vendim i gabuar, çështja do të mbyllet pozitivisht!

Mançester Siti u shpall ditën e sotme fajtor, për sa i përket shkeljes së rregullave të Fair-Playt Financiar dhe tashmë çështja ka kaluar në duart e Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFBC), që do të jap edhe dënimin për anglezët.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar menjëherë klubi i Mançester Sitit, i cili me një komunikatë ka deklaruar se janë të gjitha akuza false dhe se çështja në fund do të mbyllet në favorin e tyre.

“Rrjedhjet e informacionit në media gjatë javës së fundit tregojnë qartë si është menaxhuar ky proces nga zoti Leterme (kryehetuesi).

Mançester Siti është plotësisht i bindur dhe besimplotë se çështja do të mbyllet në mënyrë pozitive, kur të merret në shqyrtim nga një trupë gjykuese e pavarur.

Akuzat për parregullsi financiare mbeten totalisht false dhe gjatë hetimit nuk janë marrë parasysh një numër i madh provash të pakundërshtueshme siguruar nga Mançester Siti.

Vendimi përmban gabime, keqinterpretime dhe paqartësi të krijuara nga mungesa e një procesi të plotë dhe mbeten çështje të rëndësishme të pazgjidhura, ngritur nga Mançester Siti si pjesë e një procesi që klubi mendon se është totalisht i cunguar, i kufizuar dhe i padrejtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *