Shpresat e Sirisë për të shkuar në kampionatin botëror në Rusi nuk kanë marrë fund ende. Skuadra e Gjirit ka barazuar në ndeshjen e parë në play-off përballë Australisë 1-1.
Një penallti e shënuar në minutat e fundit nga Omar Al Somah ka mbajtur në këmbë Sirinë, teksa kualifikimi për në botërorin rus do të vendoset më 10 tetor kur dy ekipet do të përballen në ndeshjen kthimit në Sidnej.
Në takimin e luajtur në fushë neutrale në Malajzi, ka qenë Australia që ka kaluar e para në epërsi në minutën e 39-të me Krusen. Pesë minuta nga fundi “vendasit” kanë barazuar, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e së martës së ardhshme, me “Kangurët” që duken të favorizuar.