Sirena nga Seria A bien për sulmuesin shqiptar, Sasuolo ofron 3 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares U21

Stiven Shpendi është nga talentet më premtues që po rritet në Itali. Me dopietën e shënuar së fundmi, sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 11 golave në Serinë C. Sirenat e Serisë A kanë nisur të bien prej disa kohësh për futbollistin e Çezenës, por tashmë interesimet po bëhen më konkrete.

Napoli, Milani dhe Sasuolo janë ndër ekipet e interesuar për Shpendin, por jeshilzinjtë kanë menduar të hedhin një hap përpara në sigurimin e kartonit të lojtarit të Kombëtares U21. Mediat italiane raportojnë se Sasuolo është e gatshme të ofrojë 3 milionë euro për 19-vjeçarin shqiptar, i cili do të jetë nën urdhërat e Alban Bushit për përballjet ndaj Azerbajxhanit U21 dhe Polonisë U21./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online