Renato Malota është ende lojtar i lirë që prej largimit nga Vllaznia. Mbrojtësi lezhjan gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen. “SportEkspres.com” mëson se shtatlarti kërkohet në Maqedoni.
Momentalisht ai është në bisedime me një klub të elitës atje. Nëse nuk arrihet marrëveshja, atëherë mund të qëndrojë në Shqipëri, qoftë edhe në Kategorinë e Parë. Sigurisht që lezhjani do të pranojë të qëndrojë vetëm gjashtë muaj.
Malota janarin e shkuar la Partizanin dhe iu bashkua Vllaznisë, klub që ra nga Superiorja. Shkodranët mund të jenë një opsion për mbrojtësin. Aktualisht trajneri Hasan Lika po kërkon një qendërmbrojtës për skuadrën e tij.