Superliga e Kosovës pritet që të rritet me hapa mjaft të shpejtë dhe me siguri këtë edicion do të jetë dukshëm më mirë se një vit më parë. Merkato e evrës i ka shtyrë skuadrat nga Kosova që të hedhin sytë nga Superliga Shqiptare, për të marrë disa nga elementët që mund ta rrisin cilësinë në skuadrat e tyre dhe natyrshëm dhe të kampionatit në tërësi.
Mësohet se emri i fundit që lakohet në Kosovë është ai i mbrojtësit Kristi Marku, i cili në edicionin e fundit është aktivizuar tek skuadra e Lushnjes, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Partizani, Flamurtarit dhe Teutës. Ekipi që interesohet për shërbimet e 23-vjeçarit është Ferizaj, që po përgatitet për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.
Për “SportEkspres.com” vetë lojtari e ka konfirmuar se ka ofertë nga skuadra kosovare, por për momentin po shqyrton të gjitha ofertat edhe nga kampionati shqiptar. Shumë shpejt Marku pritet që të marrë një vendim.