Sirena italiane për Koliçin, e presin në Serinë C

Shqipëria, Qipro, por me shumë mundësi ndoshta edhe Italia në të ardhmen e Enea Koliçit. Portieri që sapo zyrtarizoi largimin nga Kukësi ka oferta të ndryshme, ku në tryezë është edhe ajo e Goxanos në Serinë C.

Bëhet fjalë për një skuadër afro 100-vjeçare, por që gjithmonë ka luajtur në Ligat inferiore. Pasi fitoi grupin e vetë në Serinë D gjatë sezonit të kaluar, klubi piemontez u ngjit në Serinë C, kategorinë e tretë që është edhe niveli më i ulët i futbollit profesionist në Itali.

Te Goxano e bëjnë të kryer afrimin e Koliçit, menjëherë pasi emërimit të trajnerit të ri, Antonio Soda. Megjithatë asgjë nuk është vendosur. Koliçi udhëtoi drejt Greqisë për të qëndruar disa ditë pranë familjes dhe për të shqyrtuar me kujdes ofertat.

Portieri kërkohet edhe nga Flamurtari, me trajnerin Ilir Daja që synon të ndërtojë një skuadër pretendente në Vlorë, ndërsa së fundmi për Koliçin interes kanë shfaqur edhe nga Qipro. Ankandi për gardianin ka nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online