Sinjale rikthimi nga Galiç, Laçi e pret krahëhapur

Laçi nuk do të ketë për të paktën një muaj Elvi Berishën, një mungesë e rëndësishme për kurbinasit. Ndërkohë që në muajin shtator u dëmtua edhe anësori Ivan Galiç, i cili në takimin e Kupës me Naftëtarin këputi ligamentin.

Kroati u operua dhe deri në dhjetor qëndroi pranë familjes. Në ditët e para të janarit ai u rikthye në Shqipëri dhe nisi përgatitjet me Laçin. Do të duhet edhe pak kohë deri kur të jetë gati 100% për trajnerin Besnik Prenga.

Në mesin e muajit mars bëhen gjashtë muaj që Galiç është jashtë fushave të blerta. Me shumë mundësi muajin e ardhshëm anësori edhe do të mund të luajë në kampionat me kurbinasit. Kroati ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Rikthehem së shpejti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *