Sinjale fantastike po vijnë nga Spanja për Armando Brojën, sulmuesi i Shqipërisë do të jetë markë e rëndë në Europë

E kush do ta kishte imagjinuar që Shqipëria të kishte një lojtar titullar te Chelsea? Për më tepër, nuk bëhet fjalë për një portier apo mbrojtës, por një sulmues. Një Kombëtare që ndër vite si cilësinë më të mirë ka pasur muskujt dhe forcën, tani gjen shumë fantazi dhe kreativitet.

Armando Broja pritet që të jetë lojtari kryesor i Tuchel, të paktën për gjysmën e këtij sezoni. Alternativa kanë mbaruar në treg dhe duket e pamundur që londinezët të nënshkruajnë me një sulmues të kalibrit të lartë.

Mundësia e fundit dukej të ishte Aubemyang, por sipas raportimeve të ardhura nga nga mediat spanjolle, Barcelona e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që të dëgjojë asnjë ofertë për këtë sulmues pasi do të jetë pjesë e saj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online