Sinella: Fitore e merituar, karakteri ynë triumfoi mbi lojën e ashpër

Nisur nga situata te Egnatia pas dy humbjeve resht në kampionat, mendohej se dje në Cërrik skuadra e drejtuar nga kavajasi Bledar Sinella do të pësonte edhe të tretën, referuar nevojës për pikë që kishte Turbina dhe faktit që luante në shtëpi. Gjithsesi Egantia tregoi forcën e saj dhe mori pikët e plota.

“Egnatia tregoi forcë e karakter dje në sfidën e luajtur në Cërrik. Këta dy tregues fituan mbi lojën e ashpër që Turbina zhvilloi nga fillimi e deri në fund. Ne e quajmë një fitore të merituar dhe aspak të ndikuar nga gjykimi”, deklaroi për SportEkspres.com trajneri i Egnatias, Bledar Sinella. Ai  tashmë e quan të mbyllur këtë sfidë dhe mendon për sfidën e radhës.

“Tri pikët në Cërrik janë një rikthim i skuadrës te fitorja dhe kjo ndeshje tashmë është e mbyllur për ne. Edhe në ndeshjen e fundit të fazës së dytë, me Apoloninë, Egnatia do të luajë vetëm për fitore”, përfundoi Sinella. Me 28 pikë, në 17 javë kampionat, Egnatia pozicionohet në vendin e tretë në renditje, e sigurt në 5 skuadrat e para të Grupit B në Kategorinë e Parë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *