Sinella beson tek Egnatia: Në Shijak të tregojmë vlerat tona!

Skuadra e Egnatias e arriti synimin e parë në këtë sezon, pasi u rendit në vendin e 3-të të Grupit B. Gjatë kësaj jave te rrogozhinasit kanë vijuar problemet financiare me pagesat e prapambetura, ku futbollistët nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje.

Përpos kësaj situate, trajneri Bledar Sinella deklaron për SportEkspres.com se gara vazhdon dhe Egnatia do të jetë skuadër serioze në ndeshjet e fazës së tretë.  “Egnatia e arriti synim e parë për këtë sezon dhe për këtë meritë ka e gjithë skuadra, drejtuesit e klubit dhe të Bashkisë. Edhe për fazën e tretë ne do të jemi skuadër serioze, por do t’u japin mundësinë edhe atyre futbollistëve që nuk kanë gjetur hapësira në dy fazat e para, njëherësh edhe disa të rinjve që premtojnë për të ardhmen e skuadrës. Gjithçka mbetet e hapur në këtë fazë të vështirë”, u shpreh  Bledar Sinella fillimisht.

Ndërsa për ndeshjen e javës së 19-të me Besën, që do të luhet në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut, Sinella deklaron se është kjo një sfidë e hapur për të dyja skuadrat. “Besa është pretendente serioze për kreun e Grupit B dhe të dielën do jetë një ndeshje e fortë dhe e hapur. Ne nuk e ndryshojmë kursin e synimit tonë për fitore, ndaj mendoj se në Shijak do të luajmë një ndeshje ku duhet të tregojmë vlerat tona më të mira”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online