Sindikata e Futbollistëve reagon për pagat e lojtarëve të Vllaznisë, “i tërheq veshin“ klubit dhe u kujton Kodin e Punës

Nisur nga situata e krijuar në Shkodër, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë ka vendosur të thotë fjalën e vetë e t’u dalë në mbrojtje futbollistëve. Sindikata kërkon nga klubi të respektojë kontratat që po vetë ua ka ofruar lojtarëve dhe të paguajë muajt e prapambetur. Gjithashtu duhet të përmbushen gjithë detyrimet për lojtarët e huaj, të cilët kanë ardhur në Shkodër për të mbajtur fanellën kuqeblu, të tipit pagesa e qirave apo ushqimeve, për të cilat është rënë dakort në kontratë.

Sindikata i kërkon klubit që të caktojnë edhe momentin se kur do të nisë të shlyejnë ato detyrime që kontrata i përmban për futbollistët. Sjellja e Vllaznisë ka bërë që të shkelen marrëveshjet ligjore me futbollistët, ndërsa çështja vijon ende të mbetet pezull. Ditën e sotme ka reaguar edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila pretendon se ngërçi vjen nga Këshilli Bashkiak, të cilit i kërkon të japë miratimin e buxhetit dhe t’i japin fund njëherë e mirë kasaj situate te kuqeblutë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image may contain: text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online