Kalendar i Superiores/ Mbrëmjet e rezervuara për Partizanin, zbulohen oraret e takimeve

Superiorja do të ndezë sërish motorrët në 3 qershor, ndërsa klubet kanë nisur prej datës 19 stërvitjet për ta kapur ritmin dhe për të rritur formën fizike. Federata Shqiptare e Futbollit ka hartuar edhe kalendarin për rifillimin e sezonit të lënë përgjysmë, ku ka përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve. Kështu, sipas kalendarit që ka arritur të mësojë “ABC News”, mesdita nuk do të gjejë më ekipet në fushë si më parë, pasi për shkak se ndeshjet do të luhen në verë dhe me temperatura të larta është vendosur që takimet të luhen në orën 17:30.

Ky orar vlen për pjesën dërrmuese të ndeshjeve, ndërsa përballjet më të forta do të zënë vend në mbrëmje. Kështu do të jetë Partizani që në 3 qershor do të presë Skënderbeun në orën 20:00, duke bërë që të mos fiken dritat e stadiumeve edhe pa praninë e tifozëve, por të luhet në mbrëmje.

Ndërkohë 4 ditë më vonë, në 7 qershor, ora 20:00 do të gjejë sërish “të kuqtë” në fushën e lojës, këtë herë në një përballje vërtetë të vështirë ndaj Kukësit, që duan të rivalizojnë deri në fund me Tiranën për titull kampion. Vend do të ketë edhe për Kupën e Shqipërisë, e cila do të nisë më 11 qershor, por në këtë rast Partizani do të jetë pushim, pasi është eleminuar më parë nga Besëlidhja, që përballë do të gjejë bardheblutë e kryeqytetit. Të gjitha ndeshjet e turit 1/4 e Kupës janë planifikuar të luhen në orën 17:30./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online