Ka gjithnjë lojtarë që mundohen të bëjnë ndonjë hile, të shtiren sikur janë dëmtuar për të fituar një faull apo për të vonuar lojën, por ajo që ka bërë portieri i El Nacionalit të Ekuadorit, Johan Padija, është e paparë në futboll.
Në minutat e fundit të ndeshjes për Kupën Sudamericana (ekuivalenti i Europa League), në Bolivi kundër San Hozesë, portieri ekuadoren po vononte lojën, ndaj arbitri i tërhoqi vëmendjen, i tregoi kartonin e verdhë dhe e preku në shpatull për t’i tërhequr vëmendjen.
Aty Padija u duk sikur u godit nga ndonjë plumb dhe u palos. Shihni videon komike!