Simeone: Disa shpenzojnë 200 milionë për një lojtar, disa punojnë

Për të pasur sukses në futbollin modern duhet mbi të gjitha inteligjencë dhe kreativitet, por as ato mund të kos mjaftojnë. Këtë e di mirë Diego Simeone, trajneri simbol i punës me pak para, por që prodhon suksese të mëdha.

“Në futboll është e pamundur të ndalesh e të shijosh momentin, sepse kur je duke fjetur, dikush tjetër është duke punuar”, shkruan trajneri i Atletikos se Madridit për The Coaches Voice, uebsit që u kushtohet tërësisht trajnerëve dhe historive e opinioneve të tyre.

“Ndonjëherë na duhen 24 orë punë, pa fjetur, në varësi të zonave orare anembanë globit. Ne nuk i kemi mundësitë e superfuqive, që shpenzojnë 150-200 milionë për lojtar, ndaj duhet të jemi kreativë, duke mbajtur në mendje çfarë na duhet për të përmirësuar ekipin dhe cilat pjesë të skuadrës duhen zhvilluar.

“Vit pas viti, duhet të punojmë pa ndalur dhe pa gabuar në blerjen e lojtarëve. Është punë e vështirë, lutem vetëm të kem energji, për të ruajtur qetësinë dhe për të komunikuar çfarë ndjej.

“Të fitosh kampionatin kundër Barcelonës dhe Realit është thuajse e pamundur. Kur fituam titullin në vitin 2014 me barazim në javën e fundit në Barcelonë, duke e ditur se na ndalohej humbja, ishte diçka thuajse e pamundur. Pas ndeshjes qesha, ndërsa më vonë provova ndjesi të pafundme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online