Silvinjo shkarkon një tjetër trajner, Hysi zbulon fatin e Silhavy-t: Do mblidhet Komiteti Ekzekutiv, kërkohet intensivisht trajneri i Slavias së Pragës

Pas Santosit, Shqipëria e Silvinjos pritet të shkaktojë shkarkimin e një tjetër trajneri në këtë fushatë kualifikuese për Euro 2024. Humbja në “Air Albania” nuk është pritur mirë në Çeki, pasi kualifikimi i tyre për në Gjermani është vënë dukshëm në rrezik. Në një intervistë për “Sport Focus”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe që transmetohet në “Ora News”, Lorenc Hysi ka bërë të ditur se nga burimet e tij mëson se Silhavy pritet të shkarkohet nga detyra. Biznesmei shqiptar në Pragë, i cili më parë ka kryer edhe rolin e trajnerit në radhët e Sllavias, zbulon edhe dy emrat që po shqyrtohen nga Federata Çeke për t’u ulur në krye të pankinës.

“Në orët e para të mëngjesit është vendosur një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv ditën e hënë, pas ndeshjes me Ishujt Faroe, ku do të diskutohet gjerë reth kësaj situate tepër problematike për ekipin e Çekisë në këtë moment. Moskalimi në Euro në Gjermani shkakton probleme për Çekinë. Dëshira e çdo trajneri është të qendrojë. Edhe dje Silhavy u përpoq të justifikohet me atë situatë që ndodhi, padyshim që dalja me karton e vështirësoi ndeshjen. Por mediat dhe opinion publik në Çeki nuk e justifikojnë, pavarësisht kartonit, pavarëisht rrjedhës së lojës. Nuk pajtohen me rezultatin.

Trajneri ka një opsion në kontratë që në momentin që shkarkohet ka një klauzolë që lidhet me financat. Trajneri nuk do ta japë dorëheqjen, por do të jetë Komiteti Ekzekutiv që do të japë një vendim për trajnerin. Në media, nga informacionet që kam, kanë filluar takime intensive. Kërkohet intensivisht trajneri i Sllavias së Pragës, Tërpishovski, që të kryejë edhe detyrën e trajnerit të Sllavias, edhe të Kombëtares, duke u parë si një nga trajnerët më të mirë në vend për momentin. Por nga informacionet që kam unë nga burime të ngushta, trajneri i Sllavias nuk e pranon.

Në këtë moment, shtohen opsionet e tjera. Më e pranueshmja për Federatën Çeke, është trajneri i Kombëtares U21. Pritet e hëna për të marrë një vendim për shkarkimin e trajnerit. Me shumë ngjasa ajo do të ndodhë”, ka deklaruar Lorenc Hysi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online