Gerald Smajli ka folur për përmbysjen fantastike kundër Rumanisë U21. I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, lojtari i Shpresave të Shqipërisë ka thënë se Kombëtarja A i ka motivuar së tepërmi. Më tej Smajli është ndalur edhe te Silvinjo, për të cilin shprehet se ka sjellë një frymë të re grupi, duke i bërë lojtarët të luajnë për fanellën.
“Përmbysja ndaj Rumanisë U21? Ishte një adrelaninë e madhe. Ishte shumë bukur. Kishim shumë besim. Edhe kur ishim 2-0 (në disavantazh), trajneri Bushi na tha: ‘Vazhdoni çuna se do ia arrini’. Kombëtarja A na jep shumë zemër, e pamë një natë para Kombëtaren.
Silvinjo ka sjellë një frymë të re. Lojtarë që luajnë për fanellën. Lojtarë që nuk dorëzohen kot. E pamë në ndeshjen me Poloninë, që lojtarët luftonin të gjithë për njëri-tjetrin. Nuk kishte lojtarë individualist. Aty nuk ka hatërmbetje, mendoj se kjo është kryesorja në një ekip”, ka thënë Gerald Smajli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/