“Sikur të ishim ne”! Në Serbi xhelozojnë për suksesin e Dukës në UEFA: Ne nuk kemi nevojë për armiq, jemi të vetvetes

Armand Duka u zgjodh sot zëvendës president i UEFA-s. Emërimi i tij si numri dy i organizimit më të madh të futbolit europian ka shkaktuar xhelozi në Serbi. Presidenti i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë në Serbi ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Twitter” në lidhje me këtë çështje. Poledica ka shkruar se në serbët nuk kanë nevojë për armiq, pasi ata vetë janë armiq të vetes.

“Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, është zgjedhur sot nënkryetar i UEFA-s. Nëse Serbia futbollistike do të kishte zgjedhur Nemanja Vidiqin për kryetar të FSS, sot Serbia do të kishte një tjetër njeri të futbollit evropian. Ne nuk kemi nevojë për armiq, ne jemi vetvetja”, ka shkruar Mirko Poledica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online