VIDEO/ Muriqi ndihmoi Majorkën të dilte me pikë nga stadiumi, Barcelona ndalet në barazim

Përfundoi në baraspeshë 2-2 përballja e sotme mes Majorkës dhe Barcelonës. Vendait gjetën golin të parët, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 8. Ishte Vedat Muriqia ai që shkundi rrjetën dhe e çoi Barcelonën në disavantazh. Katalanasit barazuan me Rafaelin në minutën e 41-të, por Majorka u kundërpërgjigj shpejt.

Pratsi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë dhe i dha sërish epërsinë vendave. Barcelona nuk mund të pajtohej me këtë rezultat, teksa në minutën e 75, Lopezi vulosi shifrat në 2-2. Skuadrat largohen kështu me nga një pikë nga stadiumi. Barcelona mbetet ende në krye të renditjes, me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa Majorka pozicionohet në vendin e 15./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online