Thonë se portieri është gjysma e ekipit. Rrjedhimisht për të pësuar një të mirë në mbrojtje të katërkëndëshit duhet shpenzuar në momentin që nuk e ke një të tillë. Këtë verë janë vendosur rekorde, teksa është Çelsi që ka shpenzuar plot 80 milionë euro tek Atletiko Bilbao për Kepa Arrizabalaga.
Momentalisht spanjolli është portieri për të cilin është shpenzuar më shumë. Më parë ishte vendosur rekordi nga Alison Beker, i cili u shit prej Romës te Liverpuli. Në podium mbetet ende legjendari Bufon, ndërkohë që në 10 portierët më të shtrenjtë vetëm njëri e ka mbyllur me futbollin e luajtur.
Ai është Françesko Toldo, të cilin Interi e pat blerë te Fiorentina. Pjesa tjetër e portierëve është në aktivitet dhe mund të përmirësojnë rekordet e tyre.
[Best_Wordpress_Gallery id=”103″ gal_title=”10 portierët më të shtrenjë në histori”]