Sidibe ende pezull, shumë zhurmë për asgjë

Lancinet Sidibe është nën kontratë me Besëlidhjen, që vjet e huazoi në Kategorinë Superiore mesfushorin me tipare mbrojtëse. Te Flamurtari ishte një nga shtyllat e formacioni dhe për të ka pasur interesim nga disa klube.

Në Lezhë sigurisht që kërkojnë të përfitojnë financiarisht dhe me plot të drejtë. I kanë besuar dhe sot falë paraqitjeve të bëra i ka bindur të gjithë se është ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij në Superiore.

Partizani dhe Teuta janë dy klubet që interesohen për shërbimet mesfushorit, i cili për momentin është ende i lirë. Por edhe nga jashtë vendit ka pasur zëra. Gjithsesi deri më tani lojtari mbetet i Besëlidhjes dhe mbetet për t’u parë se kush do të bëjë ofertën e duhur te lezhjanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online