“Siç e ke zemrën ta bën Zoti”! Jurgen Goxha shpërthen pas largimit të Shpëtim Duros: Bëj BIP BIP plaku Mere

0

Jurgen Goxha nuk është preferuar shumë nga trajneri Shpëtim Duro kur lojtari ishte te Egnatia. Më pas Goxha vendosi që të kalonte te Teuta, në qytetin e tij të lindjes. Nuk kaluan shumë kohë që Duro të largohej nga Egnatia.

Mjaftoi një humbje kundër Kukësit me shifrat 1-2 për të prishur qetësinë brenda klubit. Pas këtij njoftimi ka shpërthyer edhe Goxha në rrjetet sociale. “Siç e ke zemrën ta bën Zoti. Bëj BIP BIP plaku Mere”, shkruan Goxha në Instagram. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.