Për të fituar ndeshjet duhet patjetër të shënosh dhe shpesh skuadrat kampione maten me golat që dërgojnë në portat kundërshtare. Por përjeshtime nga rregulli ka gjithnjë. Përgjigjen se si mund të shkosh në majat e renditjes edhe me pak gola di ta japë Erzeni. Shijakasit numërojnë vetëm 5 gola të shënuar në 9 ndeshje këtë sezon, por gjenden në vendi ne dytë të “Abissnet Superiore”-s.
Me një mesatare prej afërsisht 0.5 golash për ndeshje, Erzeni ka bërë të mundur të shkojë shumë larg pas një faze të plotë të luajtur në kampionatin shqiptar. Sulmi i ekipit të Kapllanit është i dyti më i dobëti në elitën e futbollit tonë, teksa më pak se ta ka shënuar vetëm Kastrioti i Krujës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/