“Të binte pandemia tani, do ishim në Europë“, Kapllani bën thirrjen për Erzenin: Mbështeteni ekipin, sepse do ju emocionojë

Erzeni është befasia e madhe e këtij sezoni. Xhevahir Kapllani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në krye të pankinës, duke i udhëhequr në vendin e dytë të renditjes pas 9 ndeshjeve kampionat. I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, trajneri i Erzenit është shprehur se dëshiron që projekti të vazhdojë gjatë, pasi skuadra do ia shpërblejë me emocione.

“Ekipi është ndërtuar vonë. Lojtarët kalojnë kohën e lirë me njëri-tjetrin, sepse shumica e tyre janë të ardhur dhe jetojnë së bashku në hotel. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë. Të jenë sa më konkrete. Të mbështesin ekipin, sepse ky ekip do i bëjë të lumtur dhe do i emocionojë. Po të renditemi të dytët në fund të sezonit? Foli një miku jonë: ‘Po sikur të bjerë pandemia tani dhe të ndërpritet kampionati, Erzeni është për Europë’”, ka thënë Xhevahir Kapllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online