Në një bisedë telefonike, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar krye emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, për fillimin e Kupës së Botës. Katër vite më parë, Rusia organizoi me shumë sukses këtë kompeticion duke marrë vlerësime të mëdha nga ana e FIFA.
“Vladimir Putin e uroi emirin e Katarit për fillimin e Kupës së Botës në vendin e tij më 20 nëntor dhe i uroi Kombëtares së Katarit një paraqitje të suksesshme. Tamim Ben Hamad al Thani falënderoi palën ruse për ndarjen aktive të përvojës së saj në mbajtjen e kampionatit botëror të futbollit”, thuhej në faqen zyrtare të Kremlinit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/