Si të ishte duke u luajtur në kalçeto! 10 gola për 90 minuta, Endri Çekiçi shënon me kokë dhe Ljubjana për titull kampion

0

Nga Klaudio Ndreca

Olimpik Ljubjana është shumë afër titullit kampion në Slloveni, ndërsa aktualisht mban vendin e parë në kuotën e 62 pikëve dhe 5 më tepër sesa ndekësit më i afërt, Celje. Në ditën e sotme skuadra ku luan edhe Endri Çekiçi ka fituar si të ishte duke u luajtur në kalçeto ndaj Triglav Kranj e jo në futbollin profesionist.

Me rezultatin 3-7, atje ku në mënryë të pazakontë edhe Çekiçi realizoi me kokë, por edhe duke fituar një penallti. Kjo goleadë e rrallë në elitën e kampionatit të Sllovenisë ka ndodhur teksa nuk kishte asnjë ndëshkim me kartonë të kuq, për ç’ekuilibruar ekipet. Duke nisur nga minuta e 74 e takimit dhe për të mbërritur te 79, Ljubjana do të gjente tre gola me dopietën e Stefan Saviç dhe Bezjak. Menjëherë sapo rezultati shkoi 3-7 trajneri i miqëve do të largonte edhe Çekiçin nga fusha e lojës pasi gjithçka ishte mbyllur. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.