“Më rrinë kokëulur lojtarët nga arbitrat”, Gjyla ankohet prapë: Mua s’më pranojnë këtu, jo më në Superiore

Derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes ka përfunduar me shifrat 1-2 për fierakët. Apolonia ka marrë kështu 3 pikët, që kanë një tjetër vlerë në një ndeshje të tillë. Lagunarët u përpoqën të ndryshonin fatin e takimit, teksa në minutën e 75-të ngushtuan shifrat me anë të Pepës, por pa ia dalë që të përmbysnin gjithçka. Pas përfundimit të ndeshjes për mikrofonin e “RTSH” kanë folur edhe vetë protagonistët.

“Normal të nervozuar po të shikosh një skuadër që ndeshje pas ndeshje ka padrejtësi. Kur shikon skuadra gjyqtarin që jo pak është kontestuar, edhe pse sot nuk mund t’i vë ndonjë faj për të qenë i sinqertë, madje them që Fieri e meritoi fitoren me atë lojë që bëmë ne dhe e uroj për ndeshjen e sotme. Por prapë edhe sot kishte (gabime). Kur shikon një gjyqtar që jo më shumë se 2 javë më parë ka qenë po prapë jashtëzakonisht i kontestuar në Pogradec, po ai gjyqtar vjen prapë këtu.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, normale janë trysni që ndodhin te një futbollist. Ti i flet ai të rri me kokë ulur. Flisnim analizën para ndeshjes, rrinin kokëulur. Mirëpo 1 herë, 2 herë, 3 herë mund t’i bësh. Megjithatë nuk i them për t’u justifikuar, sepse u kujtuam të luanim vetëm 20 minutat e fundit dhe e vumë para përgjegjësisë Fierin. Për të qenë i sinqertë unë u ndjeva i tradhëtuar nga e gjithë skuadra. Jo i tradhëtuar por e them në kuptimin që ishte e pamotivuar, mu duk një skuadër apatike. Hymë në pjesën e parë dhe s’ngritëm asgjë. Skuadra ka muaj që ka shok. Në Pogradec hyn goli 1 metër s’ta jep gjyqtari, atje të jep penallti kot, këtu të jep 3 të verdha. Lojtarët ma thanë këtë para ndeshjes, megjithatë nuk është kjo për të justifikuar futbollistët, as mua. Ne jemi skuadër e pjekur, me moshën mesatare 30 vjec. 100% e tyre kanë luajtur në Superiore, unë nuk duhet t’ja fal këto. Unë mendoj që ana psikologjike ndikoi për të qenë shumë pasiv në fushë. Të them të drejtën Apolonia na rrahu me dëshirë. Ata kishin dëshirë ne s’kishim dëshirë.

Play off? Unë nuk isha i pranushëm këtu në Ligën e Parë për të hyrë në Superligë, unë s’mund të jem i pranueshëm në play off“, ka deklaruar Ilir Gjyla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online