“Japonezët janë shumë të entuziasmuar”, volejbollistja e Skënderbeut: Do jetë një betejë e madhe për ta

Hana Okuhara ka treguar ndjesitë e pas pas fitores së Japonisë. Volejbollistja e Skënderbeut ka folur në një lidhje paralele e emisionin “Botërori Katar 2022“, ku është shprehur se Kombëtarja e saj do të vazhdojë gjatë rrugën në këtë Kupë Bote.

“Ndeshja e parë që pashë është ajo mes Gjermanisë dhe Japonisë. Pati shumë të mërzitur që pas humbjes së Argjentinës. Mendoj që është një Kupë shumë interesante. Mendoj që do të jetë një betejë e madhe për ta (Japoninë) për të vazhduar. Do të luajnë me Spanjën, e cila ka një skuadër shumë të mirë. Njerëzit japonezë janë shumë të entuziasmuar nga kjo fitore.

Me Nagatomon kam lidhje përmes xhaxhait, pasi është mik me të. Ishte shumë bukur të shihja shokun e xhaxhait tim të luante. Pastrimi i stadiumeve nga tifozët japonezë? Jam shumë e lumtur, kultura jonë bën që të ndihmojmë të gjithë kur kemi mundësinë“, ka thënë Hana Okuhara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online