Për vite e vite me radhë, sulmi ka qenë reparti që ka çaluar më tepër në Kombëtare. Golat e sulmuesëve shqiptar numëroheshin me gishtat e dorës, duke mos premtuar shumë në zonën kundërshtare. Por situata ka ndryshuar. Sulmuesit kuqezinj po shfaqen gjithnjë e më tepër protagonist me skuadrat e tyre.
Në prag të ndeshjes me Moldavinë, reparti i avancuar i Shqipërisë numëron plot 64 gola. Shifra si rrallë herë më parë. Myrto Uzuni u shpall golashëuesi më i mirë në La Liga 2, ku tundi rrjetën plot 23 herë përgjatë kampionatit, ndërsa në të njëjtën ligë Sadiku ka arritur të shënojë 8 herë.
Gjithashtu në formë të mirë kanë qenë edhe sulmuesit e tjerë të Kombëtares. Seferi me 13 golat e tij u rendit i treti në listën e golashënuesëve në Ukrainë, kurse Cikalleshi ka shënuar 10 gola në Arabi, ndërsa Asani e Muçi numërojnë 5 të tillë. Gjithashtu këta lojtarë kanë dhuruar në total 18 asiste në kampionatet përkatëse. Statistikat të bëjnë të shpresosh, megjithëse fjala e fundit do të thuhet sot në “Air Albania”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/