Zyrtare/ Jo vetëm më të mirët e Superiores, Tirana firmos me 18 vjeçarin e akademisë

Tirana nuk është ndalur vetëm te emrat e mëdhenj të “Abissnet Superiore“-s për të forcuar grupin. Klubi bardheblu ka kthyer sytë nga akademia, ku ka pikasur talentin e Hajrulla Tolës. Ky i fundit u shpall kampion me ekipin U19 të kryeqytetasve, ndërsa nga sot do të jetë pjesë e ekipit të parë të drejtuar nga Orges Shehi. Tirana njofton përmes faqes zyrtare në “Facebook” se Tola ka firmosur për 4 vite me skuadrën e e parë.

“Hajrulla Tola ecën me hapa kampionësh! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Hajrulla Tola. Mesfushori 18-vjeçar kalon nga Akademia e Futbollit Tirana, ku është shpallur kampion me grupëmoshën U19, drejt ekipit të parë duke bindur kështu stafin se me talentin e tij është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit. Talenti, i cili ka tërhequr vëmendjen e teknikëve bardheblu edhe gjatë paraqitjeve me ekipin e parë ne kompeticionin e Kupës së Republikës sezoni 2022-2023, ka nënshkruar për katër sezonet e ardhshme me klubin dhe prej kohësh vijon stërvitjen me skuadrën e parë nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik. Krenar që talentet e së ardhmes rriten në Akademinë e Tiranës për të vazhduar kështu rrugëtimin e tyre të sigurtë në kampin e kampionëve”, ka njoftuar klubi Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online