Si mund ta fitojë Craiova titullin kampion? Legjenda e futbollit rumun tallet: Ndërrojani emrin në “Universiteti i Laçit”

0

Kualifikimi i Laçit kundër Craiovas po vazhdon që të lërë shije të hidhur te ekipi rumun. Në këtë vend nuk mund ta kapërdinë faktin se janë lënë jashtë garës së Conference League nga kurbinasit. Në ditën e sotme Craiova do të përballet me Botosanin në kampionat dhe ekziston frika e përplasjes me tifozët.

Këta të fundit kanë shkuar menjëherë në stadium pas eliminimit nga Laçi duke i frikësuar lojtarët për atë që mund të ndodh në përballjen e radhës, pikërisht kjo ndeshje me Botosanin. Nga ana tjetër teksa figura e njohur e futbollit në Rumani, Rodion Camataru, pyetet se si mund që të fitojë titullin kampion “University Craiova”, vjen edhe përgjigja tallëse:

“Ndoshta duhet që ta ndërrojnë emrin, le ta vendosin “Universiteti i Laçit”. Kjo është sa për shaka. Fatkeqësisht ka shumë rezultate negative për futbollin rumun. Pashë shumë pak nga ndeshja e Craiova me Laçin. Ishte rezultat shumë i keq për ta dhe gjithë futbollin tonë. Të gjitha ekipet janë eliminuar, jemi mundur të gjithë”, tha Camataru. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.