“Si ka mundësi u mungon dëshira?!”, legjendat e Vllaznisë habiten

Hysen Zmijani, legjenda e futbollit shkodran, së fundmi ka postuar një foto me një ish-lojtar të Vllaznisë. Në llogarinë e tij në Facebook ka vetëm fjalë të mira, për të dhe ish-lojtarin e kuqebluve, Isak Pashaj.

Një kuiz për tifozët shkodranë, por edhe një bisedë e zbuluar mes Zmijanit dhe Pashajit, që nuk e kanë pasur fatin të luajnë në një “Loro Boriçi” në kushtet e sotme. Gjithsesi asokohe stadiumi mitik i shkodranëve ishte plot e përplot dhe në Shkodër ishte festë kur luante Vllaznia.

“Një foto nostalgjie, që janë shume vite që nuk e kemi parë, por shkodranëve është e pamundur mos t’i kujtohet ky futbollist, me të dhëna atletike fantastike, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, një fizik që pak futbollistë e kanë pasur, siç e shikoni dhe në foto.

Më bëri një pyetje: ‘Si ka mundësi që në atë stadium dhe atë fushë nuk kanë dëshirë për të luajtur. E pabesueshme, do të ishte një fushë fantastike kjo të ishte në atë kohë’. Shumë e zgjata, kush është ky? E di që s’kanë për të munguar pyetjet dhe përgjigjet pozitive për këtë futbollist model”, shkruan Zmijani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online