“Si ka mundësi që na dalin peshëngritësit pozitiv sa herë je ti në krye?”! Gazetarja e “gozhdon”, Elez Gjoza justifikohet: E ka fajin Greqia

Gazetarja e Syri Tv ka “gozhduar” presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozën, lidhur me rastet e dop.ingut. Kreu i FSHP-së, pasi doli nga një takim nga Bashkia Durrës, për organizimin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të Rinj, u pyet për rastet e shumta të sportistëve tanë që po dalin pozitiv, pasi marrin medalje që në fund, nuk i hyjnë në punë as dreqit.

Madje për më tepër, shëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Gazetarja e pyeti Gjozën për rastin e çuditshëm sesi është e mundur që sa herë është ai në krye të federatës, dalin gjithmonë raste të peshëngritëseve me dop.ing.

Elezi jo vetëm që nuk kishte ndërmend të mbante përgjegjësinë mbi shpatulla dhe të shfaqte sadopak pendesë, por ia adresojë të gjithë fajin sportistëve. Sigurisht, pa harruar që ta mbështjellë këtë rast me nota patriotike si streha e fundit e njerëzve që nuk mund të mbrohen me arsye dhe për t’ia faturuar të gjithën fajin Greqisë.

“Dopingu është një fenomen botëror, nuk është shqiptar. Nuk është e vërtetë që sportistët dalin me doping sa herë jam unë president, ka ndodhur edhe në të kaluarën. Kjo është përgjegjësi e sportistëve, të cilët duan të marrin diçka të pamerituar. Të gjithë sportistët që janë stërvitur në Greqi kanë rezultar pozitiv me doping dhe me të njëjtën substancë.

Ne do të përjashtojmë përjet Evangjelia Velin dhe trajnerin e saj në rast se konfirmohet që ata dalin pozitive edhe në testin B për doping”, tha Gjoza. Kryebashkiakia Emiriana Sako ka pritur në takim presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes, Atnonio Conflitti, kreun e FSHP-së, Elez Gjozën, e shefin e Klubit Shumësportësh Teuta, Kreshnik Lekën dhe zyrtarë të tjerë të shtangës duke iu garantuar siguri maksimale për mbarëvajtjen e turneut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online