Një gjetje e Ilir Dajës që i dha ftesën për te Kosova, Emërllahu nuk i beson dot syve: E papërshkrueshme

0

Mes shumë gjetjeve dhe zbulimeve të Ilir Dajës te Ballkani është edhe Emërllahu. Ky i fundit arriti që të merrte një ftesë nga Kosova për ndeshjet e radhës. Trajneri Giresse nuk mund të linte pa e parë këtë element, ndërsa vetë Emërllahu është shprehur i emocionuar për këtë arritje të madhe.

“Ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua. Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që edhe futbollistë tjerë të Superligës në të ardhmen të marrin ftesa nga Kombëtarja dhe ta përjetojnë këtë ndjenjë. Ekipi më ka pritur shumë mirë, është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme.

Secili prej lojtarëve më është afruar, më ka përkrahur dhe më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur mjaft mirë. Atmosfera është shumë e mirë në grup, si jashtë fushës, ashtu edhe brenda fushës dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Emërllahu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.